Gjatë një takimi joformal me gazetarët, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, theksoi se Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme gjatë vitit 2018.
Ai tha se pret që viti i ardhshëm të jetë një vit më i qetë politik sepse edhe partitë politike kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin proceset reformuese kundrejt pritshmërive të raportit të Komisionit Evropian.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi konsideron se subjektet politike duhet të jenë koshiente dhe të kyçen në proceset e punimeve të Parlamentit. Në pyetjen e gazetarëve se çfarë ndodh nëse Presidenti Ivanov nuk nënshkruan ligjin për gjuhën shqipe, Xhaferi tha se në atë rast, i njëjti kthehet në Kuvend dhe në afat prej 30 ditëve duhet të shqyrtohet dhe të votohet./InfoShqip.com