Në fillim të seancës së Komisionit për sistem politik , shefi i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi ka kërkuar nga kreu i Komisionit Vllatko Gjorçev që të kërkoj falje publike për deklaratën e së premtes ku mes tjerash thekson se Prokurorja speciale Katica Janeva punon për federalizim. Xhaferi tha se me këtë deklaratë, deputeti Gjorçev ka ngritur urrejtje ndëretnike.
Ndryshe, Gjorçev të premten gjatë fjalimit të tij ka kërkuar 62 deputet për VMRO-DPMNE-në që të pengoj koalicionin eventual mes LSDM-së dhe partive shqiptare të cilat sipas tij synojnë federalizmin e Maqedonisë dhe që në komunat Butel, Tetovë, Gazi Babë, Kërçovë vetëm gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare.