Xhavit Haliti: “S’ki me folë ma, 3 herë ke folë për këtë ligj”

Albulena Haxhiu nga LVV dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë insistuar që të marrin një fjalë në seancën e Kuvendit e cila po mbahet sot. E gjithë kjo është kundërshtuar nga drejtuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti.

Madje, të njëjtit dukshëm e kanë nervozuar Halitin. .

“3 herë ke folë për këtë ligj, ski me folë ma e ke thanë fjalën tane bërtitë sa të duash, hajt”, i ka thënë Haliti- Haxhiut.

“Unë tash jam kryetar, u kry o burrë 5 herë ti ke folë për këtë teme”, i është drejtuar Haliti deputetit të Nismas, Bilall Sherifi.

Më pas Albulena Haxhiu dhe Bilall Sherifi e kanë lëshuar sallën ku po mbahen seanca plenare pasi Haliti nuk i lejoi që të flisnin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu