Xhemail Çupi nga Lëvizja BESA demanton drejtorin nga rradhët e BDI-së Artin Spahiu (FOTO)

Në një status të bërë publik në facebook nga Xhemail Çupi, anëtar i Lëvizjes BESA, ku akuzon partinë shqiptare në pushtet, është përfshirë edhe drejtori i Qendrës për Kulturë në Dibër nga rradhët e BDI-së, Artin Spahiu, i cili e akuzon Çupin se ka përfituar nga punësimet e BDI-së dhe dikur ka qenë pjesë e këtij subjekti politik. Më poshtë Çupi demanton duke treguar se punësimet në fjalë kanë qenë të inicuara nga Unioni Europian dhe jo nga BDI, gjithashtu ka demantuar edhe akuzën tjetër të Spahiut për përfshirjen e tij në të kaluarën në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton InfoShqip.

Xhemo, këtu nuk je fare i realtë! Mos të shtyn urrejtja momentale që të thuash të pavërteta për një periudhë të lavdishme historike. Ajo parti ishte që edhe mua edhe ti na punësoi dhe na dha mundësine që të jemi pjesë e sistemit të shtetit. Nuk besoj se dikush nga ata të malit atëherë mendonte dhe bisedonte për parti, besoj as edhe ti qe pastaj u bëre anëtar i asaj partie?”- ishin këto disa nga fjalët e Spahiut, më pas Çupi bën replikë duke demantuar drejtorin nga rradhët e BDI-së Artin Spahiun.

“Artin përshëndetje. Kanë kaluar 15 vite prej asaj kohe të lavdishme dhe besoj se ska asgjë të keqe që në kohë paqeje të analizohet më me gjakftohtësi kjo periudhë. E personalizove cështjen dhe fole për punësimin tim, ska problem, ta spegoj edhe atë: ai ishte projekt i financuar prej Unionit Evropjan për implementim të marveshjes së Ohrit dhe BDI-ja nuk guxonte ta partizon. Unë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e BDI-së dhe këtë mund ta vërtetosh me librezë partie. Më jep një argument se unë kam qenë BDI dhe unë tët behem kurban. Nuk mund të bësh paralelizma mes meje dhe teje sepse unë kam qenë apolitik kurse ti ke qenë I priviligjuar të kësh funksion tash e afro dhjetra vite.”

Ishin këto disa nga replikat dhe kundër replikat mes Çupit dhe Spahiut, më poshtë do ndiqni të plotë statusin dhe komentet vazhduese./InfoShqip.com

statusi

koment1

koment-2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu