Xhemaili: Shqiptarët në Maqedoni nuk janë shtetformues, siç thonë disa gazetarë nga Shqipëria e Kosova

Ish-deputeti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, historiani i njohur Vebi Xhemaili, thotë se shqiptarët në RVM nuk janë shtetformues dhe të barabartë me maqedonasit, siç pretendojnë disa politikan dhe gazetarë nga vendi, por edhe Shqipëria e Kosova.

“Përgjegjësia qëndron te politika shqiptare, duke filluar nga ne si deputetë të parë që nuk arritëm t’i realizojmë disa pika të barazisë në shtet me palën tjetër. Kjo politikë diskriminuese vazhdon prej vitit 1991 deri më sot. Edhe pse disa gazetarë nga Kosova dhe Shqipëria shkruajnë se shqiptarët janë shtet-formues, janë të barabartë, këto nuk janë të sakta. Andaj neve na duhet punë, sinqeritet, disiplinë që t’ia ofrojmë popullit tonë, atë që e meriton”, tha Xhemaili, duke bërë thirrjr për më tepër bashkëpunim mes pushtetarëve shqiptarë në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

“Por, unë mendoj se politika shqiptare në Maqedoni nuk duhet të presë nga Tirana e Prishtina, por vetë duhet t’i kryej punët duke ngulur këmbë për t’u siguruar një jetë më të mirë qytetarëve që po na ikin çdo ditë nga vendi”, u shpreh Xhemaili në një intervistë për Alsat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu