Xuxi: Nëse e llogarisim me orë, nuk ka njeri në Kosovë që paguhet më shumë se unë

Këngëtari dhe njëherësh gazetari dhe moderatori, Naim Bunjaku, i njohur në publik si Xuxi, është një konkurrent tejet i komentuar në BBVK.

Ai ka arritur të fitojë vëmendje të madhe, ndonëse nuk as edhe një javë që iu bashkua garës për çmimin e madh.

Së fundmi, gjatë një bisede me Mevlanin, ai po tregonte për punën që bënë në radio, konkretisht angazhimin që ka në emisionin e tij të mëngjesit.

Xuxi i thoshte atij se është njeriu më i paguar në Kosovë, në aspektin e orëve efektive të punës që bën.

“Unë për 30 orë [pune] në muaj unë marrë… [afro 1,000 euro në muaj] dhe nëse e përkthejmë këtë në orë, nuk ka njeri që paguhet më shumë se unë në Kosovë”, i thoshte gazetari atij.

“Se ka rroga tek ne 5,000 euro, por ai i ka 8 orë punë, gjithsej 160 orë në muaj”, shtoi mes tjerash ai. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu