Yamal hyn në historinë e “El Clasicos”

Barcelona e ka turpëruar Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me rezultat 0-4. Pjesa e parë u takoi “Mbretërve”, të cilët e dominuan në tërësi, por që nuk arritën të shënonin gol të rregullt, pasi në të 30-tën shënoi Mbappe, por që goli u anulua nga VAR-i.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Lewandowski i shënoi Realit dy gola për dy minuta, në minutën e 54-të dhe të 56-të.

Kurse, Lamine Yamal theu rekordin, duke u bërë lojtari më i ri në histori të “El Clasicos” i cili shënon gol, me vetëm 17 vjet e 106 ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu