Zaev: Administratën do ta bëjmë profesionale dhe efikase

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se posedojnë plan se si administratën ta bëjnë preofesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të udhëheqim orarin e punës me dy ndërrime deri 20 orë në institucionet kyçe, me çka do t’ju mundësohet qytetarëve që të mos dalin në orarin e punës ose të marrin ditë të lirë që të mbarojnë punë administrative”, deklaroi Zaev. Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë tolerime në administratë dhe të punësuarit do të jenë të motivuar që të mbarojnë punët e tyre.

Paralelisht me këtë ai tha se do të krijohen kushte për zhvillimin e firmave vendore, të cilat do të hapin vende të reja pune./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu