Zaev administratorëve: Mos u frikësoni se Gruevski ju jep rrogat nga paratë e nënës së tij Nada

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Shën Nikolla i ka dërguar porosi administratorëve dhe qytetarëve që pranojnë subvencione nga shteti që të mos frikësohen nga Nikolla Gruevski se ai nuk i jep rrogat nga nëna e tij Nada, se ato janë para buxheti.

“Mos u frikësoni, Gruevski nuk ju jep para nga nëna e tij Nada, ato janë para nga buxheti, ju i siguroni ato. Subvencionet janë të garantuar me ligj. Nëse nuk deklarohemi, me kë do të ngelni të jetoni në Maqedoni”, theksoi Zaev, duke shprehur shqetësim për ikjen masive të qytetarëve nga vendi.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu