Zaev, apel BE-së: Mos zhgënjeni sërish, hapni negiciatat

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se koha ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për të hapur bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian.

Ai e tha këtë në një konferencë ndërkombëtare “Një Ballkan për në BE” dhe theksoi se marrja e një date për fillimin e negociatave të pranimit do të bënte një ndryshim të madh sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne besojmë se liderët e BE-së do të bëjnë një ndryshim dhe do të marrin përgjegjësi për të na lejuar të kemi një perspektivë të qartë evropiane dhe të rivendosim besimin në procesin e integrimit evropian”, tha Zaev.

Ai theksoi se vonimi i vendimit për hapjen e negociatave shkaktoi zhgënjim të madh, por gjithashtu bëri që Maqedonia Veriore të transformojë dhe të adoptojë standardet e BE-së në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e Unionit.

Duke folur për metodologjinë e re, ai tha se përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt pranimit në BE dhe se maqedonasit do të dëshmojnë se duan një të ardhme në Evropë.

“Ne kemi kërkuar nga BE që të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve dhe proceseve dhe mund të dëshmojmë se do ta sjellim Evropën këtu”, tha Zaev.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu