Zaev apo Dimitriev, cili do ti përgjigjet ftesës së Mogerinit?!

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijanciq sot ka njoftuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini i ka ftuar kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale në Bruksel, e cila do të mbahet në 24 maj, njofton InfoShqip.
Mirëpo ende nuk dihet se kush do të shkojë nga Maqedonia, Kryeministri i tanishem Emil Dimitriev apo kryeministri i ardhshëm Zoran Zaev. Nga Brukseli nuk dhanë emra dhe theksuan se emrat do të publikohen më vonë gjatë javës së ardhshme, mirëpo theksuan se të ftuar janë kryeministrat. Kjo lenë të kuptohet se nëse Zaev arrinë të formojë qeveri deri të mërkuren e ardhshme, atëher pikërishtë ai do të merrte pjesë në këtë takim, që në fakt do të ishte vizita e tij e parë zyrtare në Bruksel si kryeministër. Por nëse nuk formohet qeveria deri atëherë, në këtë darkë joformale do të merr pjesë kryeministri i tanishëm Dimitriev.
Koncijanciq gjithashtu theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe për këtë qëllim BE-ja është e përkushtuar fuqishëm./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu