Zaev: Çdo ditë rritet rreziku për Maqedoninë!

Zoran Zaev pas takimit me Johannes Hahn mbajti deklaratë para gazetarëve në të cilën tha se për çdo ditë që vonohet zgjidhja e krizës politike është ditë e humbur për gjithë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë! Jemi marrë vesh se çdo ditë e humbur. Ne i kemi prezentuar programin. Çdo ditë e harxhuar, është ditë e rrezikshme për Maqedoninë. Ka edhe qytetarë në OBRM-PDUKM që besojnë në përparimin e shtetit. Kam shpresë se kryetarët e partive do të kenë sens për të zgjidhur këtë krizë. Ne jemi parti politike që varemi nga qytetarët. Besojmë që nuk do të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë” ka deklaruar Zaev pas takimit me Hahn.

Ai gjithashtu tha se eurodeputetët dhanë inkurajim për partitë që kanë shumicë të zgjidhin krizën./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu