Dy liderët e partive politike Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni.
Zaev deklaroi se iniciativa ndërmerren çdo ditë kurse e rëndësishme është që kjo të kalojë pa tensione.
Ndërkohë, Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar, sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës, njofton Alsat-M.