Qeveria e Maqedonisë do të duhet të jep pajtim për tekstin e marrëveshjes për emrin deri më 9 qershor. Kjo i është kërkuar nga SHBA-të Zaevit, siç kuptohet nga burime jozyrtare diplomatike, njofton InfoShqip.
Ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas dje në një inervistë për televizionin grek ERT, ka theksuar se në lojë janë tre opsionet, Maqedonia Veriore, e Eperme dhe e Re, duke shpjeguar se pala maqedonase ka hedhur posht opcionin Maqedonia e Vardarit, ndërkohë që pala greke ka hedhur poshtë emrin Republika e Maqedonisë (Shkup).
Ai nuk pranoi të përgjigjet nëse emri do të jetë Maqedonia Veriore, ashtu siç spekulohet nëpër media, duke theksuar se marrëveshjen përfundimtare do ta publikojnë të dy kryeministrat së bashku./InfoShqip.com