Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev menjëherë pas takimit me Pierce në emër të liderëve të shumicës parlamentare, shprehu optimizëm se Presidenti Gjorge Ivanov së shpejti do t’ia dorëzojë mandatin për formim të qeverisë.
Ai tha se sot për herë të parë flet në emër të tre partive shqiptare, BDI, Aleancës së shqiptarëve dhe BESËS, njofton TetovaSot.
“Unë sot flas në emër të katër koalicioneve, ja kështu të them, apo partitë LSDM, BDI, BESA, Aleanca për shqiptarët, e cila e vetme ka disa parti, por, për sot për herë të parë flas në emër të gjithëve. Unë shpresoj që do të flas në emër të të gjithëve edhe në të ardhmen, për shkak se 67 nënshkrimet e deputetëve që u gjenden në nevojën për t’i dhënë sa më shpejt mandatit, japin optimizëm të mjaftueshme që të shpresoj se do të arrijmë të biem dakord me të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë Qeveria e re të ketë 67 shumicë fikse, dhe unë shpresoj se me hapa pozitive dhe veprimet e Qeverisë së re do të marrim mbështetjen e deputetëve të tjerë të cilët punojnë në Parlament, dhe do të jenë pjesë e një shumicë të re parlamentare”, theksoi Zaev. /albeu.com/