“Jam i bindur se Nikolla Gruevski nuk mund të formojë Qeverinë, regjimit i ka ardhur fundi, VMRO me Gruevskin duhet të shkojë në opozitë, kjo i është e qartë atyre, edhe pse kanë mandatin. Ne respektojmë afatin deri më 29 janar, kur vetë Gruevski duhet të thotë se nuk ka mundësi për të formuar Qeverinë”, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nga Kumanova.
Në pyetjet për takimet me BDI, Zaev theksoi se kryesisht është biseduar për pozicionet e LSDM dhe BDI, por nuk kanë asgjë konkrete. “Janë paralajmëruar takime të reja dhe atëherë do të ketë qëndrime të precizuara”, ka theksuar Zaev.