Zaev: I’u premtoj zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale të kësaj qeverie

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë mbajti tubim në Ohër, ku lideri i kësaj partie zoran Zaev, akuzoi pushtetin se me qëllim e ka penguar rrugën euro atlantike të vendit, edhe atë sipas tij, vetëm për t’u pasuruar me paratë e buxhetit të cilat i kanë keqpërdorur vazhdimisht. Zaev nga Ohri premtoi se e gjithë e vërteta do të zbardhet. Ai tha se nëse duam të jemi shtet, patjetër të zbardhet ‘Monsra’, ‘Lagja e Trimave’, vrasja e gazetarit Nikolla Mlladenov, vrasja e Martin Neshkovkit, e shumë të tjera. Ai edhe në këtë tubim premtoi rritje të pagës minimale, rritje të pagës mesatare, kthim të TVSH-së dhe ngritje të standardit të qytetarëve, raporton SHENJA.

“Dua këtu nga Ohri të përcjell porosi të qarta dhe të pastra. U premtoj se e vërteta e plotë do të zbardhet deri në fund. Nuk mund të jemi shtet e të mos e dijmë çfarë në të vërtetë ka ndodhur me Nikolla Mlladenovin, e të mos e dijmë se kush i vrau katër djemtë e rinj në Liqenin e Smillkovës, nuk mund të jemi shtet ku fshihet vrasësi i Martin Neshkovskit, nuk mund të presim të jemi shtet si ato evropiane, e të mos zbulohet e gjithë e vërteta e Lagjes së Trimave. Kurrë më me gënjeshtra në Republikën e Maqedonisë. Unë e dij se Gruevskit i dhemb koncepti që ne e zhvillojmë pasi e dëmton konceptin e patriotizmit të rrejshëm dhe nacionalizmit. Dhjetë vite presim se kush do të na sulmojë, nuk mund të jemi të armiqësuar edhe me Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e Serbinë. Këtu diçka kundërmon”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu