Zaev: I kemi dyert e hapura për çdo qytetar (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga foltorja e Kongresit të LSDM-së paralajmëroi mënyrë të re të funksionimit të partisë së tij në periudhën e ardhshme.

“Beteja që kemi filluar është shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme që ta udhëheqim të vetëm. Për këtë arsye secili është i rëndësishëm. Do ta dëgjojmë secilin dhe do ta pranojmë. Nga dita e sotme i hapim dyert. Nga sot, çdo shtab duhet t’i ketë të hapura dyert për t’i dëgjuar qytetarët”, tha Zaev.

Sipas tij, Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën. Ai theksoi se Maqedonia ka nevojë për infrastrukturë, spitale, çerdhe …

Fjalimin e tij e ka mbaruar me porosinë se nuk duhet më të lejohet politika shkatërruese e pushtetit aktual./Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu