Nxitësi i ekonomisë vendore duhet të jenë firmat vendore të mbështetura fuqishëm nga shteti i cili, megjithatë, duhet të sigurojë klimë të mirë të biznesit për përparimin e ekonomisë vendore.
Ky është konkludimi nga takimi i sotëm i kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski.
Siç kumtoi LSDM-ja, Zaevi në takim theksoi se prioritet në Planin për jetë janë pikërisht ndërmarrjet vendore dhe zhvillimi i ekonomisë vendore.
Sipas tij, politikanët mund të mësojnë shumë nga bashkësia afariste.
Oda, siç përmendi Azeski, mbetet në tre prioritetet: arritje të marrëveshjes midis sektorit privat dhe publik, përgatitje të strategjisë për zhvillim afatgjatë ekonomik për çka është e nevojshme zbatim i regjistrimit të popullatës dhe të bisedohet për modelimin e sistemit të odës në drejtim të zhvillimit të shtetit.