Zaev krah për krah me ballistët, mediat maqedonase e fyejnë atë

“Zaev nga mbrëmë nuk është më maqedonas: Nga mbrëmë me dëshirën e tij ka hequr dorë nga populli i tij dhe historia, nga sot është aktivist i Uçk-së” këto ishin disa nga titujt me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga portalet maqedonase, drejtuar liderit të partisë opozitare maqedonase, Zoran Zaev, i cili mbrëmë u gjend në mesin e 30 mijë tifozëve shqiptarë  për të përkrahur klubin futbolistik Shkendija, për fazën kualifikuese në grupe të Evropa ligës, transmeton Zhurnal.mk

Sipas portaleve maqedonase, pjesmarja e mbrëmshme e Zaevit, ishte skandaloze sepse ai kishte përkrah shqiptarët dhe ekipin shqiptarë në ndeshjen e Fk Shkendija vs KAA Gent.

Portalet maqedonase nuk kanë kursyer gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe Zoran Zaevit, sa që kanë provokuar deri në atë masë duke e quajtur edhe tradhtar të popullit maqedonas, pasiqë sipas tyre tani Zaevi është pjesë e Uçk-së.

Ndryshe, në ndeshjen futbollistike të mbrëmshme e rëndësishme për kualifikim në Evropa Ligë, ne mes Fk Shkendia vs Kaa Gent, zaev ishte i vetmi politika maqedonase i cili përkrahu tifozët shqiptarë të Shkendijës, duke dëshmuar shenjë të një bashkëjetese të mirë në Maqedoni.

Ja dhe postimi i tij i mbrëmshëm me fotografi të Zaevit në ndeshjen që u mbajt në “Filipi II”, në Shkup./zhurnal

zaev

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu