Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dje ka vizituar qytetin e Velesit, gjatë së cilës ka mbajtur fjalim para tyre.
“Politikat e Nikolla Gruevskit janë dëshmi për apati në Çarshinë e Velesit. Pasi që edhe nuk ka të rinj, por edhe njerëzit mezi mbijetojnë. Kjo është dëshmia më e fuqishme se Maqedoni po qanë për ndryshime. Ndryshimet vijnë dhe ato janë të shëndosha. Kjo është mirë për Maqedoninë. Qëllimi kryesor është që fëmijët dhe nipërit dhe mbesat tona të ngelen këtu”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ashtu siç, njoftojnë nga LSDM, Zaev i ka vizituar shumë shitore të cilët nuk kanë pasur blerës. Pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, ashtu siç njoftojnë nga LSDM, e kuptojnë situatën dhe thonë “duhet që pas reformave të lëshohem për shumë para për popullin që të ketë të harxhojnë më shumë. Me 10 mijë denarë rrogë nuk munden qytetarët të blejnë”. /Portalb