Koalcioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga LSDM-ja sonte e prezantoi programin parazgjedhor të tij “Plan për Maqedoninë”, para qytetarëve të Resnjës.
Lideri i LSDM-së dhe bartës i listës në NJZ 4 Zoran Zaev, duke e kërkuar votën e banorëve të Prespës, tha se drejtësia do të kthehet në vend dhe do të jetë për të gjithë.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i koalicionit të tij është kthimi i parave tek qytetarët dhe sigurimi i një jete të denjë për të gjithë.
Fermerëve i premtoi plasman të sigurt të prodhimeve të tyre, hapjen e tregjeve të reja dhe rritjen e subvencioneve, që sipas tij, do të përfundojnë tek fermerët e ndershëm dhe punëtorë.
Nëse LSDM-ja do të marrë besimin e qytetarëve më 11 dhjetor Zaev paralajmëroi edhe heqjn e testimit ekstern në arsim.
Për kandidatët për deputetë nga kolacioni “Për jetë në Maqedoni” këto janë zgjedhje ku në terren duhet të luftojnë, siç thanë, për jetën e tyre, por edhe për të ardhmen e brezave të ardhshëm.