Zaev: “Ne dolëm nga Qeveria sepse është shkelur marrëveshja që kemi pasur me Zaevin”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar sot për dorëheqjet e zëvendësministrave nga postet e tyre, duke thënë se kjo ka ardhur për shkak të shkeljes së marrëveshjes nga Zaev.

“Ne dolëm nga Qeveria sepse është shkelur marrëveshja që kemi pasur me Zaevin, Është e qartë se kjo bëhet nën presionin e Ali Ahmetit, i cili vendos parimin e njëjtë të sundimit dhe koalicionit siç ishte rasti -kur ishte kryeministri Nikolla Gruevski.”-theksoi Sela.

 

Arsyeja e tjetër, sipas Selës, është ligji për gjuhët, e cila ende nuk ka kaluar në kuvend. Sela theksoi se pret që deri në fund të Janarit të kaloj edhe ky ligj./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu