Zaev: Nesër nuk do të dorëzohet propozimi për formim të Qeverisë (VIDEO)

“Edhe optimistët më të mëdhenj nuk mund të presin që nesër të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë propozimi për formim të Qeverisë”, kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël ku ishte në takim me liderin e kësaj partie, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Krahas kësaj, sërish Zaev bëri të ditur se janë përafruar qëndrimet për ndarjen e resorëve dhe se takimet do të vazhdojnë deri në orët e vona të ditës.

“Në takimin e sotëm mes meje dhe Ali Ahmetit kemi diskutuar për procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë. Kemi përafruar qëndrimet për resorët. Krahas kësaj besoj se takimet do të zhvillohet edhe ndërmjet partive të cilët janë partnerë tonë potencial. Do të takohemi edhe me Lëvizjen Besa. Takimet do të zgjasin deri vonë me qëllim që të shkurtohet sa më shumë koha e formimit të Qeverisë”, tha Zaev.

Ai edhe njëherë theksoi se me rëndësi është cilësia e kuadrit të resorëve se sa kush do të menaxhojë me to dhe se kjo kërkohet edhe nga partitë tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu