Zoran Zaevi dhe koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” mbajti tubimin e fundit në Haraçinë, ku e prezantoi programin politik të partisë LSDM dhe koalicionit që udhëheq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Zaevi tha se qytetarët e Maqedonisë shkruajnë histori dhe së bashku zgjedhin jetën, duke theksuar se nuk do të ketë federalizim, por do të ketë konfiskim.
Me pjesëmarrjen në takimin e sontëm, Zaev tha se mund të ketë bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë, duke shtuar se gjithçka që është vjedhur do të kthehet./Telegrafi/