Zaev paralajmëron ndryshime kushtetuese që të përmbushë kërkesën e shqiptarëve për dygjuhësinë

Lideri i LSDM-së mbrëmë ishte pjesëmarrës në një emision debativ në TV21 Maqedoni, përballë disa analistëve shqiptarë, ku theksoi se do të ndryshojë kushtetutën nëse është nevoja që të përmbushë premtimet e tij për realizimin e dygjuhësisë në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mendoj se përdorimi i gjuhës duhet të jetë vlerë e jona, dhe jo dobësi. Unë nga Strumica, ku jetojnë 94% maqedonas, 5% turq dhe 1% etni tjera nuk humbas asgjë që bashkëqytetarët e mi të flasin gjuhën e tyre nëpër institucionet shtetërore”, deklaroi Zaev.

Zaev gjithashtu tha se tani është koha që të hapen këto tema, duke i’u bërë thirrje votuesëve shqiptarë se do të rishikojë kushtetutën dhe nëse është nevoja do të ndryshohet ajo./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu