Zaev pas takimit me Tsipras: Maqedonia dhe Greqia po forcojnë miqësinë (FOTO)

Kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras u takuan në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Sofje. Siç njoftoi qeveria, dy kryeministrat diskutuan momentin aktual në bisedimet mbi problemin që Republika e Greqisë ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe për mundësitë për t’i afruar dallimet për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Pas takimit, Zaev në profilin e tij në facebook shkroi se Maqedonia dhe Greqia po forcojnë miqësinë. “Me Kryeministrin Tsipras besojmë se mund të gjejmë një zgjidhje që mbron dinjitetin e qytetarëve të dyja vendeve”.

Ndërsa në një post pasues ka shënuar: “Të përkushtuar për zgjidhje, për Evropën e njejët po luftojmë.”

Ky është takimi i i katërt kokë më kokë i dy udhëheqësve. Samiti po debaton për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu