Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në kuadër të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, sot ka realizuar takim me banorët e Strumicës të cilëve u premtoi hapje të tregjeve të reja, krijim të konkurrencës dhe gara ndërmjet blerësve se kush më tepër do të paguajë, ai do ta blejë prodhimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se rajoni i Strumicës është përparësi e madhe në prodhimin e ushqimit, dhe për këtë arsye duhet të veprojë në drejtim të përmirësimit të angazhimeve të përgjithshme për bujqësinë.
Sipas Zaev, ky vit ishte më i rëndi për bujqësinë e Maqedonisë për shkak të plasmanit të keq dhe të rekoltës pranverore dhe vjeshtore, plotësisht edhe për shkak të fuqisë së rëndë financiare të qytetarëve./Telegrafi/