Zaev me porosi me rastin e Ditës së Pavarësisë

Të nxjerrim mësim nga tundimet nëpër të cilat kaluam si shtet, si qytetarë, grupe, bashkësi, parti politike, si individ në 25 vitet e fundit, porositi sot kryetari i LSDM-­së Zoran Zaev, në një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Maqedonisë 8­të Shtatorit.

Zaev theksoi se secili është fuqi e re e progresit në vend dhe theksoi se që të jenë të pavarur qytetarët do të thotë se marrin përgjegjësi për vete dhe për shtetin e tyre. Sipas Zaevit “çdokush meriton punë të denjë, pagë të denjë dhe jetë dinjitoze, fëmijëve u nevojitet arsim që do të motivoj, sistem shëndetësor që do t’i mjekoj, institucione që do t’u shërbejnë qytetarëve”.

“Do të ndërtojmë vend të qytetarëve dinjitoz, Maqedoni prosperuese, pjesë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-­ja, Të bashkohemi edhe më fuqishëm, të gjithë për Maqedoninë! Të ecim edhe më guximshëm, të gjithë për Maqedoninë! T’i mbamë të rinjtë në Maqedoni! T’i kthejmë të mërgimtarët! Ta kthejmë shtetin!, theksoi Zaev. Vendosja e sistemit shtetëror shumëpartiak, krijimi i Armatës, valutës ton, njohja ndërkombëtare e vendit, konflikti ushtarak, trasim i integrimeve euroatlantike, mopajtimet politike, vlerësoi Zaev kanë qenë sfida serioze për demokracinë e re Maqedoninë e cila e jep testin e pjekurisë. Gjithsesi, tha në fjalim Zaevi, asgjë nuk e ka prekur vendin dhe goditur në lirinë dhe ekzistencën e qytetarëve siç e bëri këtë pushteti jodemorkatik në 10 vitet e fundit.

“Shkaktoi varfëri të madhe, krijoi vend të qytetarëve të nënçmuar, të shantazhuar, pranim i kërcënime të mëdha dhe presioneve, e okupon sistemin me ç’ka e shtyn vendin në krizë shumë të thellë. Për këtë shkak më shumë se çdoherë nevojitet seriozitet i jashtëzakonshëm, nga secili individualisht”, tha gjatë fjalimit Zaevi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu