Zaev me pritje të mëdha nga takimi Dimitrov Kotcijac

Kryeministri Zoran Zaev tha se pret perspektiva pozitive nga takimi i sotëm i ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, në të cilën, theksoi ai, pritet vëmendje më të posaçme të vendoset në rritjen e masave të mirëbesimit mes dy shteteve.

“Çdo takim është shans për gjetjen e zgjidhjes për zhbllokimin e proceseve tona drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE.do takim me motive miqësore mund t’i afroj qëndrimet tona dhe të gjejmë zgjidhje që ky vend i vogël në Ballkan, Maqedonia jonë, më në fund pas shumë vitesh të ec përpara”, tha Zaev.

Zaev tha se ka pritshmëri pozitive edhe nga debati i sotëm në Parlamentin Evropian për rezolutën e Maqedonisë, e cila ka të bëj me Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, si dhe mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar.

Kryeministri poashtu tha se në seancën e Qeverisë që do të mbahet nesër ose të premten do të zgjidhen drejtorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu