Në ditën e dytë të tij në Bullgari, kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin e Lidhjeve dhe Transportit Goran Sugareski viziten e tyre do t’ia kushtojnë ekonomisë, ku do të takohen me ministren e Energjetikës Temenushka Petkova.
Pasi që dje realizoi takim me homologun e tij Bojko Borisov dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, kryeministri Zaev mori mbështetje në rrugën drejt integrimit në BE dhe Nato, të cilët u dakorduan që të nënshkruajnë edhe marrëveshje për fqinjësi të mirë, për të cilën marrëveshje Borisov tha se do të jetë e nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase edhe atë bullgare.
Gjithsesi të dy kryeministrat theksuan se në Marrëveshjen për fqinjësi të mire duhet të precizohen disa detaje të cilat do të punohen në ministritë e punëve të jashtme. Zaev në pyetjen e gazetarëve bullgar, përsëriti se një pjesë e madhe e historisë është e përbashkët dhe se për çështje të tilla duhet të merren historianet e jo politikanët./InfoShqip.com