Në seancën e sotme të Këshillit të komunës së Strumicës kryetari aktual dhe ai i LSDM Zoran Zaev paralajmëroi tërheqje nga ky funksion, njofton Alsat-M.
Ai deklaroi se kjo është seanca e fundit që merr pjesë si kryetar komune për shkak të largimit drejt një funksioni tjetër dhe se do të vendos pasardhës nga radhët e këshilltarëve të cilit mandati do ti zgjasë deri në zgjedhjet lokale.