Zaev i thërret qytetarët në aksion

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Kongresin e djeshëm partiak theksoi se pas 11 dhjetorit, Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën. Sipas tij, fitorja nuk duhet për pushtet dhe për ta ushqyer egon, sepse qytetarëve më së pakti u janë të rëndësishme fitoret partiake.

“LSDM-ja u hap, beteja është shumë e madhe dhe shumë e fortë që ta luftojë e vetme. Gjithkujt ia shtrijmë dorën, gjithkënd do ta dëgjojmë, sepse gjithkush është i rëndësishëm dhe i nevojshëm, gjithkush ka ndonjë hall, ide apo plan. Nga sot, çdo shtab dhe zyrë do t’i lë dyert hapur. Nga ky moment dhe përgjithnjë, njerëzit duhet të dinë se ku mund të trokasin. Do t’i dëgjojmë dhe zgjidhim problemet e tyre… ata do të vijnë te ne, ne do të shkojmë te ata. Kështu i ngjan LSDM-së të punojë”, tha Zaev. 

Në fjalimin e tij, Zaevi iu kthye edhe masave prioritare nën moton “Plani për Maqedoninë”. Siç tha ai, masat parashikojnë mbështetje për çdo kategori të shoqërisë, bashkësinë afariste, studentët, pensionistët, bujqit.

Nga 728 delegatë, të pranishëm ishin 539 ose 74%. Në kongres morën pjesën ish kryetari i partisë Branko Crvenkovski, deputetë nga Parlamenti Evropian, si dhe anëtarë të partive simotra socialdemokrate evropiane


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu