Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur për Al Jazeera për Qeverinë e re të Maqedonisë ku ka thënë se me BDI-në dhe me Aleancën për shqiptarët kanë biseduar për udhëheqjen e resoreve.
”Me Besën ende jemi duke biseduar por nuk kemi diskutuar për emra por vetëm për disa principe dhe disa ndryshime përmbajtësore. Me BDI-në dhe me Aleancën për Shqiptarët kemi biseduar edhe për ndryshime kadrovike por edhe për ndryshime përmbajtësore.” tha Zaev për bisedimet me partitë shqiptare.
Gjithashtu, kryetari i LSDM-së dhe mandatar për qeverinë e re tha se do të jetë princip të forcohet shteti ligjor dhe partitë të bëhen shembull për respektimin e ligjeve.