Në mitingun e mbajtur në Shtip, kryetari i LSDM-së ka sulmuar kundërshtarin e tij kryesor Nikolla Gruevski duke thënë se ai kërkon 63 deputetë për të shpëtuar veten nga burgu.
“Gruevski e di se çfarë e pret pas humbjes së zgjedhjeve, prandaj kërkon me çdo kusht 63 deputetë.
U bë e qartë se UÇK-ja udhëheq me shtetin dhe se gjuha shqipe është veçse e zyrtarizuar, prandaj Gruevski flet për federalizim.
Por federalizim nuk do të ketë. Do të ketë konfiskim të pronës së Gruevskit dhe familjes së tij.”, ka thënë Zaev para përkrahësve të LSDM-së.