Zaev u shkruan ambasadorëve: VMRO dhe BDI po punojnë kundër zgjedhjeve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u dërgoi letër ambasadorëve garantues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në letrën e tij, ai nënvizon përpjekjen e partisë së tij për organizmin e zgjedhjeve korrekte më 11 dhjetor, por shpreh shqetësimin e tij edhe për sjelljen e VMRO DPMNE-së, që sipas tij ka qëllime të tjera dhe punon kundër zgjedhjeve.

Ai shpreh shqetësim edhe rreth gjykatës kushtetuese, e cila sipas tij, edhe më tej politikisht po instrumentalizohet me mosprononcimin rreth kushtetutshmërisë së Prokurorisë speciale. Gjithashtu, sipas Zaevit gjyqësori po keqpërdoret politikisht, dhe siç shkruan në letër, deri në nivel të suspendimit të plotë të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Si argument të tretë Zaevi thekson imponimin agresiv të propozim/ buxhetit të vitit 2017-të i cili kërkohet të miratohet që tani në shtator, praktikë kjo e panjohur në demokracinë parlamentare të Maqedonisë.

Në letër, njeriu i parë i LSDM-së thotë se është e domosdoshme të vazhdojë procesi pozitiv i ndërtimit të besimit i angazhimit të përgjegjshëm politik në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, si hap i domosdoshëm drejt tejkalimit të krizës politike dhe ndërtimit të ambientit demokratik në vend, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu