Zamir Mane do vizitojë qytetin e Dibrës, ja projekti gjigand që pritet ta prezantojë (FOTO)

Duke qenë se jemi në zgjedhje lokale qyteti i Dibrës nesër pritet të vizitohet nga biznesmeni i njohur Zamir Mane. #THUMB ka arritur të zbulojë edhe arsyen se pse një biznesmen i fuqishëm si Mane do vizitojë qytetin e Dibrës gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu, pas analizave të bëra dhe duke parë zhgënjimin e qytetarëve dibranë pas humbjes në raundin e parë, eksponentët nga radhët e BDI erdhën në konkluzionin se për të fituar në Dibër duhet një projekt gjigand dhe një investitor i cili do mund ta realizojë një projekt të tillë.

Kështu që arsyeja kryesore e ardhjes lidhet me projektin e shëtitores në qendrën e Dibrës. Duke qenë se shëtitorja që u bë po nga kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim para disa vitesh u shkatërua shumë shpejtë dhe doli një fiasko e vërtetë, kryetari Duka filloi rinovimin e shëtitores sa u hap fushata zgjedhore, ku vlen të theksohet fakti se hasi edhe në kundërshtimin e shumicës së bizneseve përgjatë shëtirores se nuk kishte dëgjuar propozimet e tyre, me çka bizneset kanë nisur edhe një proces gjygjsor ndaj komunës Dibër.

Por pas nisjes të shirave shëtitorja u mbush plot me ujë dhe u bë si “Venecia” kështu që lindi ideja për një projekt të një “mini Venecia” ku do ishin të kënaqur edhe qytetarët dibranë por edhe bizneset përgjatë shëtitores se kështu do shtohej shumë numri i turistëve dhe vizitorëve në qytetin e Dibrës.

Për realizimin e këtij projekti u pa e arsyeshme ta bën një biznesmen si Zamir Mane, ku #THUMB ka mësuar se për këtë investim Mane ka kërkuar tokë tek liqeni i Dibrës për të bërë hotele luksoze, por ka hasur në kundërshtimin e disa zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë zaptuar tokat përgjatë bregut të liqenit, por kjo problematikë pritet të zgjidhet me ndërhyrjen e kryetarit Ali Ahmeti.

THUMB” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu