Zarf i zi në BBVA: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Një përplasje mes Gjestit dhe Gertës dhe një veprim i kësaj të fundit kanë shkaktuar trazira gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës mbrëmjen e kaluar.

Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit, duke bërë që ai të largohej nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.

Rozana, e revoltuar nga veprimi i Gertës, pati një debat të ashpër me të, ndërsa Egli dhe Livian u prekën emocionalisht, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.

Gjendja shëndetësore e Gjestit është e mirë dhe pak pas rikthimit të tij në shtëpi, Vëllai i Madh dërgoi një zarf të zi, duke njoftuar se televotimi i javës do të anulohej për shkak të shkeljes së rregullave.

Përmbajtja e zarfit të zi do të mësohet gjatë spetaklit të së martës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu