Zarf me tre plumba, kërcënohet Papa Françesku

Papa Françesku është kër ënuar. Mediat italiane raportojnë se një zarf me tre plum ba ishte nisur në adresë të Atit të Shenjtë, por që nuk mbërriti në Vatikan.

Pakoja e nisur u konfiskua nga Policia që në zyrën postare të Milanos, ku edhe u zbulua se brenda saj kishte tre plumba, mbrëmjen e 9 gushtit.

Zarfi u kap nga karabinierët e kompanisë San Donato të cilët po hetojnë së bashku me detektivët e njësisë hetimore të Milanos nën drejtimin e prokurores Alessandra Cerreti.

Për momentin, të gjitha drejtimet hetimore janë të hapura. Sipas asaj që është mësuar, letra u dërgua nga Franca (ishte e vulosur me një pullë postare nga përtej Alpeve); dërguesi nuk ishte shkruar në zarf dhe emri i marrësit ishte shkruar me stilolaps me një dorëshkrim të lexueshëm. Më konkretisht, letra i drejtohej “Papës – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu