Edhe pse ishte ambasadori i një shteti të rendësishëm, Andrej Karlov nuk preferonte që të shoqërohej me vetura të blinduara kur shkonte në takime apo vizita. Madje, ai nuk pranonte as të mbante badigardë.
Kur e pyesnin gazetarët se përse e bënte këtë, Karlov përgjigjej se ai nuk besonte se dikush do t’i bënte keq, rrëfen gazetari i të përditshmes Hurriyet, Muharrem Sarikaya përcjell Albeu.com. Duket se ka qenë pikërisht ky lehtësim në masat e sigurisë që ai merrte, e cila ka mundësuar bërjen e atentatit të sotëm në Ankara nga i cili fatkeqësisht humbi jetën.