Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite edhe për një sezon dhe ai do ta bëjë këtë me një kontratë të parefuzueshme.
Portugezi do të bëhet pronar i Al Nassr, me një përqindje mjaft të vogël, por që tregon besimin e dhënë ndaj tij.
Drejtuesit e klubit, në përpjekje për të demonstruar admirimin e tyre ndaj CR7, i kanë ofruar atij 5% të pronësisë së klubit.
Që nga ardhja e tij, qëndrimi i Cristiano Ronaldos ka pasur një impakt tepër pozitiv si te Al Nassr, ashtu edhe në Arabinë Sadite, me emra të tjerë të njohur që kanë kaluar për të luajtur në Lindjen e Mesme fill pas transferimit të portugezit.
Rinovimi i kontratës nuk pranoi dyshime nga ana e pronësisë dhe drejtuesve të Al Nassr, të cilët kërkojnë t’i japin skuadrës mjete të mjaftueshme për t’u rritur dhe për të konkurruar sërish për titullin kampion.
Siç është raporton Marca, portugezi ka rinovuar për një sezon në këmbim të 183 milionë eurove, pra 15.25 milionë në muaj, 3.8 në javë dhe 550 mijë në ditë, që vazhdon ta bëjë atë lojtarin me rrogën më të lartë në të gjithë botën.