Zbulohet historia e dhimbshme që fshihet pas skandalit seksual të Gjirokastrës (VIDEO)

Historia e skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi duket se shkon përtej një abuzimi me detyrën apo një veprimi korruptiv. Në mes është një histori e dhimbshme njerëzore, ku më shumë se gruaja denoncuese, viktimë është një person tjetër, ish-vjehrra e saj, aktualisht në moshën 70 vjeçare.

Bëhet fjalë për një histori që ka nisur në vitin 2007 pas një kredie të pashlyer prej 7 milionë lekësh, për të cilën është lënë kolateral në bankë një vilë tre katëshe në qytetin e Gjirokastres, pronë e vjehrrës së gruas që inçizoi gjykatësin Guxim Boçi teksa i kërkonte favore seksuale.

Edhe pse ishte pikërisht “seksi”, i cili tërhoqi vëmendjen e medias dhe opinionin publik, pas asaj historie fshihet vuajtja dhe dhuna disa vjeçare ndaj vjehrrës së nusës denoncuese, raporton Albeu.com.

Mbrëmë nuk ishte hera e parë që historia në fjalë është bërë mediatike.

Pikërisht në prill të vitit 2016, ka qenë vjehrra e nusës denoncuese që është nxjerrë me zor në emisionin “Shiheni në Gjyq” prej vëllait të saj, në shtëpinë e të cilit ajo banonte prej më shumë se dy vitesh e gjysmë pasi nusja e kishte nxjerrë nga prona e saj, vila tre katëshe në Gjirokastër.

Çfarë ka ndodhur?
Sipas rrëfimit që ka bërë ish-vjehrra, ajo kishte në pronësi një vilë tre katëshe në qytetin e Gjirokastrës, ku në kat të parë kishte një furrë ku punonte vetë me të birin, në kat të dytë kishin zyra të dhëna me qira dhe në kat të tretë, shtëpinë ku banonin. Në vitin 2007 ata marrin një kredi 7 milionë lekë duke lënë kolateral pikërisht vilën. Këstet e kredisë do të shlyheshin nga të ardhurat që përfitoheshin prej aktivitetit të furrës, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që vjehrra mendonte se djali me nusen po shlyenin kredinë, një ditë njoftohet se banka kishte filluar procedurat marrjes së udhrit të ekzekutimit në gjykatë për vilën. Vjehrra e nusës denoncuese merr borxh paratë dhe shlyen një pjesë të detyrimeve ndaj bankës duke rinegociuar kredinë.

Në këtë moment fillojnë grindjet në familje dhe nusja që denoncoi gjykatësin rreh vjehrrën duke i lënë shenja të mëdha në fytyrë dhe trup. Njëkohësisht, nusja merr edhe një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Gjirokastrës duke nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin dhe vjehrrën.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe nusja nis procedurat e marrjes në pronësi të vilës tre katëshe duke e humbur atë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Çështja shkoj në Apel dhe dyshohet se është pikërisht ky proces gjyqësor, për të cilin nusja ka kontaktuar kryegjyqtarin e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi për ta ndihmuar që t’i merrte pronën vjehrrës së saj.

Ky është momenti ku nusja bie pre e një ngacmimi seksual ndërkohë që ishte në kërkim të një zgjidhjeje për të përvetësuar pronën e ish-bashkëshortit dhe ish-vjehrrës. /Albeu.com/


Shihemi ne Gjyq – Vjehrra by albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu