Zbuloni ëndrrën më të madhe të Bill Gates. Shumë interesante

4 vjet më parë, Bill gates dhe bashkëshortja e tij Melinda, akorduan 710 mijë dollarë për të bërë revolucionalizuar sistemin tradicional të tualeteve. Synohej tualete pa shkarkim me ujë.
Sot e ashtuquajtura “Nano Membrane Toilet”, sic e quajnë zhvilluesit e Cranfield University, pra autorët e projektit, kërkon financime shtesë. Nuk ka shifra ekzakte, por një zëdhënës i Cranfield, ka zbuluar se rëndësia e projektit kalon cfare do lloj shifre që mund të jetë financuar deri më sot.
Misioni i shkencëtarëve eshte i qartë dhe me rëndësi, “Përreth në të gjithë botën janë mbi 2.4 miliard banorë që jetojnë në kushte higjienike tejet të rrezikshme.
Pa akses të ujit, do të thotë pa pasur një mundësi për të ruajtur pastërtinë standarde që kërkon trupi i njeriut, duke i detyruar komunitete të tëra të përballen cdo ditë më sëmundje vdekjeprurëse nga infeksionet. Cdo gjë ka si shkak mungesën e higjienës .
Nano Membrane Toilette synon pikërisht t’i japë fund kësaj situate, duke e anashkaluar ujin.

Por si do të funksionojë?

Pasi të ketë përdorur tualetin, mbyllet kapaku me një mekanizëm që rrotullohet në 270gradë, për të depozituar mbetjet në një llojë kutie apo qeseje, në këtë mini kasetë, ndodhen grupet e nanofibrave, që ndihmojnë në largimin e aromave të këqija dhe një pjese të mbjetjeve, në një tup të vendosur nga pas tualetit. Aroma e keqe dhe një pjesë e mbeturinave, transformohen në ujë përmes procesit të kondesimit. Uji i prodhuar në këtë mënyrë zbret në një tub dhe depozitohet në serbatorin siper tualetit.

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu