WhatsApp është një nga aplikacionet më të mira për të biseduar në grup me miqtë.
Kur flisni me vetëm një mik, mund të shihni lehtësisht nëse e ka lexuar mesazhin nëpërmjet vizave blu.
Ndërsa tek bisedat në grup është më e vështirë, pasi vizat blu shfaqen vetëm kur të gjithë pjesëmarrësit në grup e kanë lexuar mesazhin.
Por ka një mënyrë si të kontrolloni kush anëtar i grupit e ka lexuar mesazhin dhe kush jo.
Në pajisjet Android
-Klikoni fort tek mesazhi që ju keni dërguar
-Aty do të shfaqet një rreth me shkronjën “i”.
-Po të klikoni aty do të shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar.
Në pajisjet iOS:
-Hapni bisedën
-Rrëshqitni mesazhin nga e djathta në të majtë
-Shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar. /albeu.com/