Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, do qëndrojë për tre ditë në Strasburg të Francës ku aktualisht po zhvillohet Forumi për Demokraci i organizuar nga Këshilli i Evropës.
Pjesëmarrës të këtij forumi janë qindra politikan të rinj, akademik e pjesëtarë të sektorit civil të cilët janë pjesë e shkollave politike të Asociacionit të Shkollave Politike të Këshillit Evropian të cilët për më shumë se një vit kanë kaluar shumë trajnime për edukim politik dhe lidership si pjesë e projektit të këtij asociacioni për përgatitjen e liderëve të rinj të Evropës.
Vlen të theksohet se Orhan Murtezani është shqiptari i vetëm nga Maqedonia që merr pjesë në Forumin për Demokraci në Strasburg.
Këtë ky forum fokusohet në marrëdhënien ndërmjet arsimimit dhe demokracisë.