Skender Rexhepi – Zejd në prag të largimit nga Lëvizja Besa!?
Një nga pretendentët kryesor për të marrë timonin e Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi – Zejd si duket është duke shqyrtuar mundësinë për tu larguar nga Lëvizja Besa pasi që nuk ka aritur të grumbullon mbështetjen e nevojshme për të garuar për kryetar partie.
Pengesa kryesore e Zejdit është pikërisht një pjesë e krahut të degëve të Shkupit që udhëhiqet nga nënkryetari i partisë Zeqirija Ibrahimi i cili edhe në të kaluarën ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenjë të Zejdit në strukturat brenda partiake.
Ashtu siç mësojmë edhe nga burimet e afërta me Lëvizjen Besa se pikërisht dalja si kandidat për kryetar të Çairit nga ana e Zeqirija Ibrahimit ka qen pikërisht për të pamundësuar kandidimin e Skender Rexhepit për kryetar të Çairit.
Njohës të mirë të raporteve brenda Lëvizjes Besa poashtu shprehen se prej themelimit të partisë ka patur një përplasje mes shoqatave “Vizion-M” prej nga rrjedh nënkryetari Ibrahimi dhe Klubit “Elita” që ka udhëhiqur dhe tani është kryetar nderi Zejdi.
Një gjë është e sigurtë se pas gjithë kësaj e vetmja figurë që mund të mbajë unitetin e strukturave si në bazë ashtu edhe në udhëheqsinë e Lëvizjes Besa është pikërisht kryetari i tanishëm Bilall Kasami, i cili është treguar i vendosur që të eliminohen elementet e shoqatave brenda partisë dhe partia të hapet për figura të reja të cilat do jenë reflektim i realitetit si të antarsisë por edhe të popullatës shqiptare me gjitha vlerat të cilat i posedojnë.
Sipas gjitha gjasave shkaku i këtyre elementeve progresive me orientim të qartë pro perëndimor Bilall Kasami do i hyjë garës pa konkurrencë për të qenë kryetar i partisë pas kongresit që duhet të mbahet në vitin 2018.