Zejdi e le në lloç Artan Grubin: S’jam pjesë e skenarit të valixhes

Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi është distancuar nga Artan Grubi për veprimin e këtij të fundit, i cili pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale shkoi me valixhe para komunë së Cairit.

“Jo unë në pres kam shkuar për ta shprehur falënderimin e votuesve që na përkrahën në zgjedhjet presidenciale dhe për të kërkuar përgjegjësi nga përfaqësuesit e VLEN-it”, tha Zejd Rexhepi.

Kujtojmë se megjithatë në ato momente Rexhepi nuk e pa të arsyeshme të distancohet nga veprimi i Grubit, madje ishte pikërisht ai i cili e mbajti konferencën për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu