Zeka i Besës: BDI mos abuzo me UÇK-në dhe arsimin shqip

Bartësi i listës për deputet për zonën 1 nga koalicioni ‘’ Rilindje me Besë’’, Zeqirija Ibrahimi , në emisionin ‘’200’’ me moderator Nazim Rashidi në Alsat –M, goditi fuqishëm partinë në pushtet Bdi, duke treguar qartë se kjo parti çdoherë ka abuzuar me Uçk-në dhe universitetin shqip. ‘’ Është çasti i fundit që partia në pushtet të mos abuzoj me Uçk-në dhe universitetin’’. Gjatë diskutimit për arsimin shqip, Ibrahimi mes tha që: ‘’ Kjo parti në pushtet akoma nuk ka arritur që të bëjë ligj për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ata duhet ta kuptojnë se universiteti shqip u bë në saje të vullnetit të popullit shqipar’’, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu