Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, në profilin e tij në Facebook ka komentuar zgjedhjet në Maqedoni dhe ka shënuar arsyet pse shqiptarët e votuan Zaevin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Zeka e vë theksin te BDI dhe Ali Ahmeti. Ai thotë se Ahmeti nuk u tregua i zoti në lidhje me reformat politike. Sipas gazetarit, Ahmeti nuk ishte i aftë të menaxhojë rastin e Kumanovës, Sopotin dhe shume raste të tjera. Krejt kjo si shenjë zhgënjimi i detyroi shqiptarët e Maqedonisë ta votojnë Zaevin. Për më shumë lexoni në vijim shënimin e tij të plotë. /Telegrafi/