Zekiri: “Pa BDI-në nuk bëhen numrat. Nuk mund ta përjashtosh. Nëse e përjashton, atëherë askush nuk mund të bëjë qeveri”

“Shqiptarët në Maqedoni janë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve sepse ata i thanë stop Nikolla Gruevskit. Shqiptarët e shpëtuan Maqedoninë në vitin 2001, shqiptarët e shpëtuan edhe tani Maqedoninë me këto zgjedhje. Është hera e dytë dhe dëshmoi se janë shumë më të pjekur politikisht se dhe vetë maqedonasit dhe e duan këtë shtet shumë më tepër se vetë maqedonasit”, deklaroi Zekiri.

Pavarësisht dilemave të shumta që ka Maqedonia, sipas tij, një gjë është e sigurt: “Në Maqedoni, Nikolla Gruevski nuk mund të bëjë qeveri dhe ai nuk do jetë më personi nga i cili varen gjërat”.

Duke u ndalur tek koalicionet, Zekiri thotë se : “Pa BDI-në nuk bëhen numrat. Nuk mund ta përjashtosh. Nëse e përjashton, atëherë askush nuk mund të bëjë qeveri”.

Muhamed Zekiri u ka kujtuar shqiptarëve kohën kur është impelemtuar pjesa më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit.

“Shqiptarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë se kur është implemetuar pjesa më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit dhe ajo është periudha 2002-2006, kur në qeveri ishin LSD dhe BDI dhe LSDM gjerësisht nga maqedonasit dhe VRMO-DPMNE dhe politikën e saj nacionaliste u ndëshkua në zgjedhjet e vitit 2006, shkaku se ka bërë lëshime dhe ka implementuar Marrëveshjen e Ohrit”, u shpreh Zekiri.

E në fund, deputetit shqiptar i LSDM-së i është përgjigjur dhe deklaratës së Ali Ahmetit të një dite më parë, lidhur me shqetësimin e tij se me futjen e shqiptarëve në partitë maqedonase mund të dëmtohet thelbi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Është shqetësim që e kuptoj atë të zotit Ahmeti. Mirëpo, unë si shqiptar aty nuk kam shkuar për të dëmtuar shqiptarët. Unë kam shkuar për të ndihmuar shqiptarët. Dhe askush nuk duhet të ketë dyshim se mundet që unë dhe kolegia ime mund të punojmë kundër interesave të shqiptarëve”, theksoi Zekiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu